18:15 / E Martë, 09 Gusht 2022 / AR

​Gjermani/ Vajza katërvjeçare infektohet nga lia e majmunit

Në Gjermani është zbuluar rasti i parë i lisë së majmunit tek një fëmijë, dhe bëhet fjalë për një vajzë katërvjeçare e cila është infektuar me këtë virus, njoftoi sot Instituti “Robert Koch” nga Berlini.

Vajza katërvjeçare jeton në një familje me dy të rritur të infektuar në qytetin Forzheim, raportoi “Bild”.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Shëndetësisë në Baden-Württemberg, vajza nuk ka simptoma të sëmundjes, por si masë paraprake i është marrë një shtupë nga fyti dhe është konstatuar pozitive.

Javën e kaluar, “Robert Koh” njoftoi se janë regjistruar dy infeksione te të rinjtë e moshës 15 dhe 17-vjeç.

Deri më tani në Gjermani janë regjistruar 2.916 raste të lisë së majmunëve dhe shumica e të infektuarve janë meshkuj.