11:23 / E Hënë, 02 Nëntor 2020 / k.v

​Gjilani në pritje të rezultateve të COVID-19 për 292 persona

Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 ka bërë institucionet e vendit të marrin sërish masa për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Vetëm komuna e Gjilanit sot po pret rezultatin e 292 mostrave të cilat janë testuar ditë më parë për COVID-19.

Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli derisa ka njoftuar për pritjen e këtyre rezultateve pas mbledhjes së Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta rrisin kujdesin.

Nga komuna e Gjilanit kanë treguar edhe gjendjen e përgjithshme në këtë komunë, ku thuhet se janë 1 mijë e 388 të infektuar me COVID-19, 48 të vdekur dhe se aktive janë 202 raste.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan sa i përket përpalljes me pandeminë COVID-19 është si vijon: 1388 të infektuar në total, 1136 të shëruar, 48 të vdekur, 202 raste aktive dhe 292 mostra në pritje.