19:59 / E Mërkurë, 04 Maj 2022 / AR

​Gjithçka gati për spektakël në “Bernabeu”, Real Madrid-Man.City, formacionet zyrtare

Real Madridit do t’i duhet të bëjë një përmbysje të rezultatit nga ndeshja e parë ndaj Manchester Cityt për të kaluar në finale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Carlo Ancelottit pësoi humbje me rezultat 4-3 në ndeshjen e parë të zhvilluar javën e kaluar në “Etihad Stadium”, transmeton KosovaPress.

Në ndeshjen e sotme që zhvillohet me fillim nga ora 21:00, Reali do të paraqitet me tri mungesa si Bale, Hazard dhe Alaba, kurse nga radhët e Cityt mungojnë Mendry dhe Ëalker.

Këto janë formacionet zyrtare:

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Nacho, Kroos, Benzema, Casemiro, Valverde, Vinicius, Mendy

Manchester City: Ederson, Walker, Dias (C), Laporte, Cancelo, Rodrigo, De Bruyne, Bernardo, Mahrez, Jesus, Foden