75 Mall Live Search
19:42 / E Enjte, 18 Qershor 2026 / Gj Sh

Babai i Messit ka probleme shëndetësore, e konfirmon familja

Derisa Leo Messi ndodhet në Kupën e Botës, babai i tij, Jorge Messi po përballet me probleme shëndetësore.

Këtë e ka bërë të ditur familja e sulumuesit argjentinas, përmes një deklarate zyratre, shkruan IndeksOnline.

“Ai është aktualisht nën mbikëqyrje mjekësore, duke u shëruar dhe duke përparuar pozitivisht brenda gjendjes së tij aktuale”, tha familja në një deklaratë.

Familja e Messit iu drejtua gjithashtu thashethemeve që qarkullojnë vazhdimisht mbi gjendjen mjekësore të Jorges, duke mohuar informacionet që nuk vinin drejtpërdrejt nga kanalet zyrtare.

Komunikata e plotë:

Familja Messi njofton se Jorge po kalon një situatë shëndetësore.

Aktualisht, ai ndodhet nën mbikëqyrje mjekësore, duke u rikuperuar dhe duke treguar përmirësim të vazhdueshëm në kuadër të gjendjes që paraqet.

Përballë versioneve, thashethemeve dhe spekulimeve që kanë qarkulluar gjatë orëve të fundit, familja dëshiron të shprehë shqetësimin e saj të thellë për mungesën e ndjeshmërisë, respektit dhe përgjegjësisë me të cilën disa persona kanë trajtuar një situatë që është rreptësisht private dhe familjare.

Familja dëshiron gjithashtu të sqarojë se vetëm familja e tij më e afërt disponon informacion të saktë dhe real mbi gjendjen e Jorge-s. Prandaj, çdo version, deklaratë apo informacion që nuk vjen nga vetë familja dhe kanalet e saj zyrtare nuk duhet të konsiderohet i vlefshëm apo i vërtetë.

Në momente si ky, kërkojmë përgjegjësi, maturi dhe humanizëm. Shëndeti i një personi dhe qetësia e familjes së tij nuk duhet të bëhen objekt spekulimesh apo i një interesi mediatik të papërgjegjshëm.

Falënderojmë sinqerisht për shenjat e dashurisë, respektit dhe shqetësimit që kemi marrë, dhe kërkojmë që të ruhet privatësia, konfidencialiteti dhe intimiteti i Jorge-s dhe të gjithë familjes së tij gjatë këtij procesi.

Çdo zhvillim i rëndësishëm do të komunikohet në kohën e duhur nga familja dhe përmes kanaleve përkatëse.

Faleminderit për mirëkuptimin.