19:50 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

​Haradinaj: AAK mbetet e angazhuar për shtet të fortë

Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i AAK-së, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka kujtuar 19 vjetorin e themelimit të këtij subjekti politik.

“Sot 19 vjet, si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, u nisem bashkë për më shumë pluralizëm e debat, duke i dhënë alternativa dhe zgjidhje politike vendit. I qëndruam besnikë përpjekjeve për shtetkrijim dhe pas pavarësisë kemi shërbyer si vlerë e shtuar e demokracisë sonë të re. Në aleancë me qytetarin e Kosovës, AAK mbetet e angazhuar për shtet të fortë dhe kohezion shoqëror e kombëtar. Mirënjohës të gjithë atyre me të cilët rrugëtuam bashkë përgjatë këtyre viteve dhe që besuan në vlerat dhe vizionin e Aleancës. Na priftë e mbara!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.