23:35 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

​Haradinaj deklarohet pas rrëzimit të Qeverisë Kurti

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka folur pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se përkrahja me 82 vota e mocionit të votëbesimit të iniciuar nga LDK-ja, konfirmon se Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë, dhe se shteti i Kosovës rreshtohet me vlerat më sublime të demokracisë.

Postimi i plotë:

Sot, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 82 vota përkrahën mocionin e votëbesimit. Ky është një vërtetim se Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë, dhe se shteti i Kosovës rreshtohet me vlerat më sublime të demokracisë. Kam besim të plotë që institucionet e Republikës do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës.

RH