19:02 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

​Haradinaj nga SHBA-ja: Kosova të bëhet vend ku çdo shqiptar do të ndihet krenar

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar bashkatdhetarët në Nju Jork, të cilëve u është zotuar se do të angazhohet që Kosova të bëhet vend, nga i cili shqiptaro-amerikanët dhe çdo shqiptarë tjetër do të ndihet krenarë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se është zotuar që do të nderoj të gjithë personat që mundësuan që vendi të jetë i lirë.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Takim i sinqertë dhe plot emocione me shqiptaro-amerikanët në Neë York.

Bashkë, diskutuam për gjithë rrugëtimin tonë si popull dhe për kontributin e jashtëzakonshëm të vullnetarëve, shoqatave dhe Batalionit Atlantiku për çlirimin e Kosovës.

Si popull, kemi dhënë shumë për të qenë këtu ku jemi. Një nga sakrificat është edhe vet diaspora jonë.

Si Kryeministër u zotova që do të angazhohemi që Kosova të bëhet vend, nga i cili shqiptaro – amerikanët dhe çdo shqiptarë tjetër do të ndihet krenarë.

U zotova se gjithmonë do t’i nderojmë ata që e mundësuan këtë.