08:42 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

​Haradinaj takon bashkatdhetarët, në New York

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka vizituar Konsullatën e përgjithshme të Kosovës në New York.

Aty ai ka takuar edhe bashkatdhetarët të jetojnë dhe veprojnë në New York.

Haradinaj ka shprehur mirënjohjen për shqiptarët e Amerikës për kontributin e tyre për vendin.

“I nderuar të jem pjesë e pritjes për bashkatdhetarët tanë në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork. Mes grave dhe burrave që dhanë shumë për faktorizimin e shqiptarëve dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës. Për atë që kontribuuan këta patriotë me dekada, sot Kosova ka dyert e hapura në vendet më të rëndësishme të vendim marrjes”, shkroi Haradinaj.