10:00 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

​Harrohet talenti i Barcelonës, Ansu Fati

Ansu Fati dhe Carles Perezi nisën një sezon të mirë te Barcelona.

Sidoqoftë, pasi Lionel Messi dhe Luis Suarezi janë rikthyer nga dëmtimet, të dy talentet nuk janë aktivizuar prej rreth një muaji.

Fati nuk ka luajtur që nga përballja me Getafenin në fund të shtatorit dhe është lënë në stol për tri ndeshjet e fundit.

Me Ousmane Dembele e pezulluar, mund të ketë një shans që 16-vjeçari të përballet kundër Real Valladolidit, por Messi, Suarezi dhe Antoine Griezmanni pritet që të startojnë si titullar.

Fati nuk është ftuar në skuadrën e Spanjës për Kupën e Botës nën moshën 17- vjeçare./Indeksonline/