75 Mall Live Search
13:48 / E Hënë, 08 Qershor 2026 / G T

Mancini pranë rikthimit te Italia, gati kontrata deri në vitin 2030

Trajneri italian, Roberto Mancini është shumë pranë rikthimit në stolin e Kombëtares së Italisë.

Sipas raportimeve të fundit, palët kanë avancuar ndjeshëm në bisedime dhe Mancini ndodhet vetëm një hap larg rikthimit në krye të “Azzurrëve”, shkruan Indeksonline

Federata Italiane e Futbollit thuhet se i ka ofruar një kontratë afatgjatë deri në vitin 2030, me një pagë prej rreth 2 milionë eurosh në vit.

Nëse marrëveshja finalizohet, Mancini do të rikthehet në postin që e mbajti nga viti 2018 deri në vitin 2023, periudhë gjatë së cilës udhëhoqi Italinë drejt triumfit në UEFA Euro 2020./Indeksonline/