21:54 / E Mërkurë, 22 Prill 2020 / indeksADMonline

​Haxhiu: Nuk mund të qeverisin ata që i humbën zgjedhjet

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu është shprehur kundër formimit të qeverisë së re ashtu sikurse po kërkojnë partitë e tjera, pasi një gjë e tillë është në kundërshtim me aktin më të lartë juridik në vend.

Në një postim në Facebook, Haxhiu shkruan se humbësit e zgjedhjeve të vitit të kaluar nuk mund të drejtojnë institucionet e vendit, pasi këtë nuk ua lejon Kushtetuta.

Presidenti Hashim Thaçi sot ka thënë se do t’ia japë mandatarin partisë apo koalicionit që do të jetë në gjendje të formojë shumicën në Kuvend.

Postimi i plotë:

Ata që janë ndëshkuar në zgjedhjet e 6 tetorit dhe që nuk kanë mbështetje qytetare, nuk mund të udhëheqin me institucionet sepse s’kanë legjitimitet dhe nuk ua lejon Kushtetuta dhe Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

Frika nga shteti i së drejtës, i ka bërë që të mblidhen e bëjnë pazare për interesat e tyre e në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve!