10:08 / E Martë, 27 Gusht 2019 / indeksADMonline

​Honda zhvillon (jastëkun) airbag-un novator

Prodhuesi japonez është duke punuar në një lloj të ri të airbagut për t’u ofruar udhëtarëve mbrojtje më të mirë në rast të përplasjes frontale.

Airbagu i ri i Honda-s është krijuar posaçërisht për të mbrojtur më mirë udhëtarët kur gjatë një përplasjeje frontale me një automjet tjetër ose pengesë fikse, ndodh në një kënd të caktuar në boshtin e makinës.

Në krahasim me airbagët klasikë, kjo ka edhe bashkëngjitje anësore që mbron kokën e udhëtarit nga lëvizjet sekondare të padëshiruara majtas-djathtas pas një kontakti fillestar me jastëkun e ajrit dhe parandalon dëmtimet e rrezikshme që mund të ndodhin nëse koka rrëshqet nga airbag-u.

Ndërtimi i këtij airbag-u, në Honda, është krahasuar me dorezën e një lojtari të bejsbollit me të cilin ai kap topin.