18:30 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / OSH

​Hoti: Nuk ka mini-shengen të Novi Sadit

Kryeministri  Avdullah Hoti, tha se Kosova do të jetë palë plotësisht e barabartë në nismën e mini-shengenit, por që tha se deri më tani nuk ka asnjë dokument ku definohet kjo nismë.

Hoti u shpreh se të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të ulen së bashku dhe do ta dizajnojnë si vende të barabarta.

“Nuk ka mini-shengen të Novi Sadit, ajo që jemi dakorduar është një mini-shengen në Shtëpinë e Bardhë për ta quar përpara. E dyta, Kosova do të jetë palë plotësisht e barabartë në këtë nismë, deri më tani nuk ka asnjë dokument ku definohet kjo nismë. Pyetja ime do të ishte edhe për propozuesen e kësaj interpelance a e ka pa kjo ose dikush tjetër ndonjë marrëveshje të tillë të shkruar të cilës ne po i bashkohemi tani apo është kjo nismë e cila është shtruar dhe ne tash do të ulemi bashkë 6 vendet e Ballkanit Perëndimor për ta dizajnuar si vende të barabarta, sigurisht që përgjigja ka me qenë jo, sepse nuk ekziston asnjë dokument i tillë. Prandaj, po e shtrojmë qysh në fillim, disa herë e kam thënë në këtë Kuvend është një ide, një nismë të cilën ne jemi dakorduar pas kërkesës së partnerëve tanë ndërkombëtar në Shtëpinë e Bardhë që t’i bashkohemi mbi baza plotësisht të barabarta, nuk ka asgjë të definuar. Bashkë do të ulemi dhe do ta dizajnojmë si nismë regjionale”, tha ai.