18:01 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Humbja e shijes ndodh te pothuajse gjysma e personave të prekur me koronavirus

Pothuajse gjysma e të infektuarve me koronavirusin e ri kanë një ndryshim në sensin e tyre të shijes, sipas një studimi të botuar në revistën Gastroenterology.

Hulumtimi erdhi me të dhëna që mund të jenë të dobishme për klinikët në trajtimin e pacientëve te të cilët COVID-19 mund të jetë fatal, shkruan e përditshmja britanike Deccan Herald.

“Kjo simptomë nuk është vërejtur në studimet e mëparshme, me siguri sepse simptoma të tjera të tilla si kollë, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje ishin shumë më të theksuara,” tha Muhamed Aziz nga Universiteti Amerikan i Toledo.

Ekipi i hulumtimit analizoi të dhëna nga pesë studime të botuara më parë, të cilat u kryen nga janari deri në fund të marsit të këtij viti.

Nga 817 personat e infektuar me COVID-19, të cilët u përfshinë në studim, 49.8 për qind e tyre ndjenin ndryshimet kur ishte fjala për ndryshimin e shijes.

Ekspertët supozojnë se kjo përqindje mund të ishte edhe më e lartë pasi disa hulumtime u bazuan në të dhëna nga pacientë, të cilët nuk vunë re çdo simptomë të virusit.

Dyshohet se ndryshime në këtë sens ndodhin te njerëzit që kanë simptoma më të buta.