23:02 / E Mërkurë, 20 Prill 2022 / AR

​Interi dhe Juventusi përballen në finalen e Kupës së Italisë

Juventusi do të jetë rivali i Interit në finalen e Kupës së Italisë.

“Bianvconerët” në gjysmëfinale mposhtën skuadrën e Fiorentinës, skuadër ndaj së cilës fitoi me rezultat 2-0 në ndeshjen e kthyese dhe me rezultat të përgjithshëm 3-0, transmeton KosovaPress.

Federico Bernardeschi në minutën e 32’ dhe Danilo në minutat shtesë të ndeshjes shënuan për fitoren e skuadrës së Allegrit që tani në finale do të provojnë formcat me Interin.

Skuadra e Inzaghit nga ana tjetër në gjysmëfinale e eliminoi rivalin e qytetit Milanin.