17:22 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

​Italia vazhdon ndihmat për Kosovën në luftën kundër COVID-19

Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando ka thënë se vendi i tij po vazhdon të mbështesë Kosovën në përgjigjen e saj ndaj pandemisë me koronavirus.

Në një postim në Twitter, ai ka bërë të ditur se në kuadër të kësaj ndihme, karabinierët italianë kanë dhuruar pajisje për Kosovën, si pjesë e ndihmës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“#Italia vazhdon të mbështesë #Kosovën në përgjigjen e saj ndaj #Coronavirus me një dhurim bujar të pajisjeve nga Carabinieri. Javët e ardhshme do të jenë thelbësore në ndalimin e një valë të dytë të mundshme: vendoseni maskën, lani duart dhe mbani distancën. Së bashku do ja dalim”, shkruan Orlando.