23:52 / E Enjte, 29 Mars 2018 / indeksADMonline

​Ja çfarë duhet të bëni për të fjetur më mirë

Studiues të shumë merren me studimin e gjumit dhe mënyrat që ndihmojnë për të fjetur më mirë.

“Daily Mail” ofron disa truke që u ndihmojnë të bëni gjumë më të mirë.

Katër rregulla:

1. Dy orë para se të shkoni në shtrat, merrni 45 minuta kohë për të shkruar detyrat e rëndësishme të nesërme. Bëni një listë të gjërave më urgjente që duhet të bëni. Kur ta bëni këtë, nuk do të zgjoheni natën duke u shqetësuar nëse keni harruar diçka.

2. Bëni një përgatitje të asaj që keni për të bërë nesër. Për shembull: mund të keni një prezantim në punë, keni lexuar disa herë për t’u siguruar që nuk ka gabime. Ose mund të keni zgjedhur një recetë për darkën e së nesërmes dhe nxjerri përbërësit nga frigorifer.

3. Në një letër të veçantë, shënoni gjërat që keni kryer atë ditë. Ji i butë me veten dhe bujar me komplimente.

4. Shkruani disa rreshta për mënyrën se si shkoi dita juaj. Nëse ju bëni këtë, nuk do të shtriheni në shtrat dhe të mendoni për ngjarjet që kanë kaluar./Indeksonline/

Temat: