10:32 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

​Jep dorëheqjen kryeministri francez, Edouard Philipp

Kryeministri francez, Edouard Philippe i paraqiti sot dorëheqjen e Qeverisë së tij, presidentit Emmanuel Macron, të cilën ai e pranoi, njoftoi Pallati Elyse.

Qeveria e dorëhequr, do të trajtojë punët aktuale deri në emërimin e Qeverisë së re, një ndryshim i kërkuar nga Emmanuel Macroni, i cili njoftoi për një “ekip të ri” për të ndjekur një “rrugë të re” politike për pjesën e fundit të mandatit të tij, deri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022.