12:06 / E Diele, 10 Nëntor 2019 / indeksADMonline

​Kjo është lista e lojtarëve që do të luajnë kundër Andorrës e Francës

Shqipëria do të këtë punë jo të lehtë në dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Me 14 nëntor “Kuq e Zinjtë” do të luajnë kundër Andorrës, ndërsa pas tri ditëve do jetë ndeshja më e vështirë kundër Francës.

Lojtarët që do të mungojnë janë Mergim Mavraj, Marash Kumbulla, Amir Abrashi, Armano Sadiku dhe Sokol Cikalleshi, të cilët janë të lënduar.

Kujtojmë që Shqipëria për momentin është në vendin e katër në grupin H me 12 pikë, tri pikë me pak se Islanda që është në vendin e tretë, ndërsa Turqia dhe Franca janë në dy vendet e para me 19 pikë. /Indeksonline/