Kaq ishte për të, Renard largohet nga Tunizia
Herve Renard ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Tunizisë.
Këtë e njoftoi vetë ai në faqen e tij në “Instagram”, duke i dhënë kështu fund ecurisë së tij 18-ditëshe në krye të kësaj kombëtareje.
“Ishte një nder të vishja ngjyrat e Tunizisë dhe të jetoja këtë përvojë të paharrueshme. I uroj më të mirat këtij ekipi tunizian për të ardhmen”, shkroi Renard.
Francezi, i shtohet Julian Nagelsmann, Ronald Koeman, Marcelo Bielsa, Hong Myung-bo, Steve Clarke, Sebastian Beccacece, Sabri Lamouchi, Miroslav Koubek dhe Vladimir Petkoviq.
Renard, menaxhoi Tunizinë në humbjet 0-4 ndaj Japonisë dhe 1-3 ndaj Holandës.

