75 Mall Live Search
22:35 / E Premte, 08 Prill 2022 / MSH

​Kombëtarja e Kosovës U19 pëson humbje nga Estonia

Kombëtarja e Kosovës U19, femrat, ka pësuar humbje nga Estonia, në ndeshjen e parë të Grupit I, kualifikues për Kampionatin Evropian.

Vashat ‘Dardane’ treguan paraqitje të fortë, teksa arritën që fillimisht ta përmbysin rezultatin në sete, nga 1-0 (25-17) në 2-1 (21-25, 23-25).

Sidoqoftë, në vazhdim, estonezet u rikthyen duke arritur të fitojnë dy setet e ardhshme (25-19, 15-6) , për t’i siguruar pikët e para të grupit.

Ndeshjen e radhës, Kosova e zhvillon të shtunën, 9 prill, kundër Hungarisë me fillim nga ora 16:00.