75 Mall Live Search
22:57 / E Premte, 06 Mars 2026 / Gj Sh

Valverde ”hero” i Realit, shënon golin e fitores ndaj Celtas në sekondat e fundit

Real Madrid i është kthyer fitoreve në La Liga.

”Los Blancos” sonte shënuan fitore si mysafire e Celta Vigos, me rezultat 2-1, fitore e cila erdhi në sekondat e fundit të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.

Skuadra madrilene kaloi e para në epërsi pas vetëm 11-të minutave lojë, me golin e Aurilien Tchouamenit.

Borja Iglesias barazoi shifrat në minutën e 25-të dhe me rezultat 1-1 u mbyll pjesa e parë.

Goli i fitores për Realin erdhi pak sekonda para përfundimit të ndeshjes, ku ”hero” ishte Federico Valverde, me një gol të shënuar në 90+4.

Kësisoj Real Madrid mban hapin me Barcelonë, duke u renditur në vendin e dytë me 63 pikë, një më pak se skuadra katalanase, ndërsa Celta Vigo ka 40 pikë dhe renditet në vendin e gjashtë./IndeksOnline/