21:51 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

​Kompania finlandeze shet ushqim të linjave ajrore për ata që s’mund të udhëtojnë

Për ata që do të dëshironin të udhëtonin, por nuk munden për shkak të pandemisë, linja ajrore finlandeze “Finnair” ofron të blejë “ushqimin e aeroplanit të klasës së biznesit” në një zinxhir të vetë-shërbimit.

Qëllimi i këtij transportuesi është që të punësojë staf në përgatitjen e ushqimeve, në mënyrë që të mos ketë nevojë t’i largojë nga puna.

Linja ajrore nën kontrollin e shtetit finlandez tha se në periudhën e parë, provë, vaktet “e përgatitura me dorë”, të quajtura “Shija e Finnair” , do të ofrohen në vetëm një vetë-shërbim nga e enjtja.

Nënkryetarja e kompanisë “Finnair Kitchen”, Marika Niminen, tha se njësia hotelierike e linjës ajrore po përpiqet të zgjerohet përtej shërbimeve tradicionale të vaktit për pasagjerët që nga pranvera.

“Finnair” dërgoi një pjesë të madhe të 7,000 punonjësve të saj në pushim të detyruar dhe trafiku i saj ra me 91% në shtator krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

“Meqenëse shumë punonjës të kuzhinës u dërguan me leje të detyruar, ne tani mund t’i punësojmë për diçka të re,” tha Niminen.