20:45 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

​Konfirmohet dënimet e para ndaj “jelekëve të verdhë” në Paris

Dhjetëra persona u paraqiten pasditen e sotme para drejtësisë franceze, në një procedurë urgjente, pasi u arrestuan të shtunën gjatë protestës së “jelekëve të verdhë” në Paris.

Siç njoftojnë mediat franceze, ndaj tyre u shqiptuan dënimet e para, ku  pjesa më e madhe e tyre u dënuan me nga disa muaj burg, si dhe dënime me gjoba.

Të arrestuarit kryesisht janë të rinj që janë të papunë ose kanë të ardhura të ulëta, dhe shpesh janë ndjekur penalisht si pjesë e grupeve të caktuara, që synim kanë prishjen e rendit.

Franca është duke u përballur me protesta masive, pas vendimit të qeverisë për të ngritur çmimin e karburanteve.