12:39 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

​Konstituohet komisioni për integrimeve evropiane, kërkohet tejkalimi i raporteve pozitë-opozitë

Pas krijimit të institucioneve, në Kuvendin e Kosovës sot është konstituar komisioni për Integrimeve Evropiane.

Kryetari i këtij komisioni, Armend Zemaj tha se si komisione kanë obligime të mëdha në avancimin e rrugës drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike.

Ai ka kërkuar që deputetët në këtë komision t’i tejkalojnë raportet pozitë dhe opozitë.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu tha është e rëndësishme të ruajmë një balancë të unitetit për shkak të specifikave që ka ky komision.

“Është e rëndësishme të merremi me zbatimin e marrëveshjes se MSA-së. Ne presim që ta kemi edhe raportin për vendin që do jetë pika jonë kryesore lidhur me sfidat që e presin vendin. Agjenda e reformave evropiane është një pikë tjetër duhet të intensifikohet takimet me ministrat pasi brengë vazhdon të jetë liberalizimi i vizave. Është e nevojshme të shtrihet një fusha të e re për intensifikimin e liberalizimit të vizave”, tha ajo.

Kurse, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca i cili për herë të parë është bërë deputet në këtë legjislaturë, shprehu vullnetin e plotë që të bashkëpunojë dhe të dalin mbi partitë në mënyrë që vendi të dal sa më mirë tek prioritet e MSA dhe ERA.