09:17 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / LB

​Kontrabandoi 16 migrantë, arrestohet një i dyshuar

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e një të dyshuari kanë hasur 16 persona shtetas të huaj nga Siria dhe Iraku.

Emigrantët janë dërguar në zyrën për migrim, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti është inicuar si kontrabandim me migrantë.

Gllogoc, Prishtinë 21.09.2022 – 02:15. Policia gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar kanë hasur 16 persona shtetas të huaj (Sirisë dhe Irakian). Emigrantët janë dërguar në zyrën për migrim, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.