75 Mall Live Search
18:20 / E Premte, 26 Qershor 2026 / F.R

​Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi ndër më të avancuarit në procesin e integrimit në BE

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos ka shprehur optimizëm për ecurinë e Shqipërisë dhe Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke i cilësuar si ndër vendet më të avancuara në rrugën e integrimit evropian.

Duke folur gjatë Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës, të mbajtur në Poloni, Kos vlerësoi progresin e Shqipërisë, duke theksuar se vendi ndodhet në një fazë të avancuar të negociatave dhe është pranë mbylljes së kapitujve, një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së standardeve të Bashkimit Evropian.

Sipas saj, ritmi i reformave dhe angazhimi institucional mbeten elementë kyç për vijimin e suksesshëm të procesit të zgjerimit.