Digjet një shtëpi në Sllatinë, tymi i zi mbulon zonën
Një shtëpi është përfshirë nga flakët pasditën e sotme në Sllatinë.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, vërehet një tym i madh nga kati i dytë i kësaj shtëpije.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar.
Raportohet se në këtë segment të rrugës janë shkaktuar kolona të mëdha.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/

