09:15 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

​Kosova kërkon pikë të tjera Olimpike në Dubai

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës në karate e përbërë nga pesë garues dhe tre gjyqtarë, ka udhëtuar drejt Dubait të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku prej sot deri të dielën do të mbahet Premier Liga Dubai 2019. Gara është e vlefshme për pikë Olimpike Tokyo 2020.

Herolind Q. Nishevci (+84 kg), Alvin F Karaqi (-84 kg), Fortesa Q. Orana (+68 kg), Orges Arifi (-60 kg) dhe Elhami Shabani (-75 kg), do të kërkojnë medaljen, ndërsa ndarjen e drejtësisë do ta bëjnë tre gjyqtarët: Ardian Muhadri, FIdan Qorrolli dhe Naim Ilazi. Me kombëtaren ndodhet edhe përzgjedhësi Isak Curri.

Karateistja Adelina Rama do të mungojë shkaku i mos dhënies së lejes nga drejtoria e shkollës policore në Vushtrri.

“Në këtë garë mungon Adelina Rama, e cila nuk u lejua nga drejtoria e shkollës policore në Vushtrri, ku tani Adelina është pjesëtare, të marrë pjesë, përkundër përpjekjeve te Federatës se Karatesë e Kosovës që ta bindin se kjo garë është shumë e rëndësishme dhe është përcaktuese për arritjen e normës Olimpike”, thuhet në njoftimin e Federatës së Karatesë së Kosovës.