75 Mall Live Search
22:34 / E Shtunë, 06 Qershor 2026 / L A

Gjermania arrin fitoren ndaj nikoqirëve të Botërorit

Kombëtarja e Gjermanisë ka arritur fitoren në ndeshjen miqësore para Botërorit.

“Die Mannschaft”, e mposhti njërin nga nikoqirët e këtij edicioni, SHBA-në me rezultat 1-2, e cila u zhvillua në “Solder Field” të Chicagos.

Golat u realizuan nga Kai Havertz dhe Leroy Sane për Gjermaninë, ndërsa të vetmin për SHBA-në e shënoi Antonee Robinson.

Gjermania, nis rrugëtimin e tyre në Botëror ndaj Curaçaos më 14 qershor, ndërsa SHBA ndaj Paraguajit më 13 qershor./IndeksOnline/