18:48 / E Hënë, 05 Dhjetor 2022 / LB

​Kroacia në çerekfinale të Kampionatit Botëror

Kroacia është skuadra e radhës që është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Katar.

Kroatët arritën në këtë fazë pasi e eliminuan me mjaftë vështirësi Japoninë dhe atë pas ekzekutimit të penalltive.

Pas 90 minutave të rregulla rezultati ishte i barabartë 1-1 me Maedan që shënoi për Japoninë në minutën e 43’ dhe Ivan Perisic që barazoi për 1-1 në minutën e 55’.

Vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk sollën ndryshim të rezultatin, kurse pas penalltive Kroacia triumfoi me rezultat 3-1.

Kroacia do ta mësojë kundërshtarin sonte nga ndeshja Brazil-Kore e Jugut.