19:16 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

​Kuadratet ‘Vichy’, rikthehet tendenca më e bukur e verës

Nuk ka verë pa kuadrate! E freskët si vesa e parë stampimi ikonik Vichy vazhdon t’i bëjë njerëzit të flasin për të. E rishqyrtuar në një mënyrë moderne, me kalimin e kohës është bërë sinonim i lirisë dhe i pushimeve. Këtu janë rrobat që mund të vishni në kohën e lirë (dhe jo vetëm).

E preferuar nga yjet në vitet ’50 është ende sot më e dashur nga ndjekëset e modës, kjo dizenjo e përjetshme është perfekte për veshjet e përditshme, por edhe të mbrëmjes. Koleksionet e reja janë të zbukuruara me qëndisma, mëngët veref dhe shumë aksesorë dhe fustane me prerje moderne për një pamje e gjitha Vichy.

Kuadratet me sfond të bardhë janë në ngjyrat klasike blu, të zezë dhe të kuqe, por nuk mungojnë (dhe janë ndër më të vlerësuarat) versionet me shumë ngjyra. Kuadratet konsiderohen si një domosdoshmëri për t’i veshur për një udhëtim jashtë qytetit, në bregdet ose për një piknik jashtë. Por ka edhe ata që “guxuan” të thyejnë rregullat duke i veshur ato në ditën e dasmës së tyre.

Në fakt, nëse Brigitte Bardot zgjodhi këtë stampim për martesën e saj, me siguri do të kishte një arsye … Vichy përgjithmonë!

Ja disa nga veshjet për të marrë me pushime, por edhe për në qytet!