10:57 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

​Kusari-Lila: S’kemi kredibilitet të flasim për ndotjen e ajrit

Kuvendi i Kosovës po vazhdon edhe sot seancën e jashtëzakonshme rreth ndotjes së ajrit.

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila tha se deputetët u ka humbur kredibiliteti për të folur për ndotjen e ajrit, pasi ata vet janë në një ambient të ndotur nga pirja e duhanit brenda objektit të Kuvendit.

Ajo shtoi se organet kompetente që duhet të merren me parandalimin jo rrallë janë pjesë e shkaktimit të problemeve. Sipas saj, në ekzekutiv janë një mori masash që mund të merren pa pasur nevojë për seancë të jashtëzakonshme.

Derisa deputetja Kusari-Lila ka përmendur edhe një mori shkaktarësh të ndotjes së ajrit.

Përndryshe, dje pas gati katër orë diskutimi të zhvilluar për ndotjen e ajrit, deputetët vendosen që debatin ta vazhdojnë sot, ku pritet të flasin rreth 30 deputetë.