13:10 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

​Kuvendi në pauzë, raportimi i kryeministrit për dialogun në orën 14:30

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë deri në orën 14:30, atëherë kur edhe do të raportojë për dialogun kryeministri, Avdullah Hoti.

Kryeministri Hoti pritet të flasë për marrëveshjen e Uashingtonit me Serbinë për normalizim ekonomik.

Të zgjedhurit e popullit gjatë ditës dështuan të miratonin Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, e po ashtu disa rezoluta të LVV-së për pandeminë dhe Telekomin.