14:06 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / k.v

​Kuvendi në pauzë, rikthehet në orën 15:00

Kuvendi i Kosovës, në pauzë deri në orën 15:00.

Në seancën e dytë të mbajtur sot e cila ka nisur pas orës 12:00, është diskutuar për moratoriumin e aplikimit në organizatat ndërkombëtare.

Interpelanca e dytë me kryeministrin Hoti, do të mbahet sipas kërkesës së deputetes Mimoza Kusari-Lila, mbështetur nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me përfshirjen e Kosovës në “Zonën e mini-Shengenit ballkanik”.

Hoti do t’u përgjigjet serish pyetjeve të deputetëve në interpelancën e tretë, me kërkesë të deputetit Rexhep Selimi, mbështetur nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me deklarimin dhe qëndrimin e kryeministrit për zbatimin e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.