75 Mall Live Search
14:47 / E Diele, 07 Qershor 2026 / Z S

Në sy të ambasadorit gjerman, refuzohet një grua që tentoi të votojë me dokument serb

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka përcjellë nga afër procesin e votimit në Shkollën Fillore “Krajl Milotin” në Graçanicë.

Gjatë vizitës së tij, ambasadori ka inspektuar ecurinë e procesit zgjedhor në disa nga klasat e shndërruara në vendvotime, duke u informuar për mbarëvajtjen e votimit.

Në një nga momentet e vizitës, Indeksonline ka ‘kapur’ një grua e cila është kthyer mbrapa pasi kishte tentuar të hynte për të votuar duke paraqitur dokument të lëshuar nga shteti i Serbisë.