11:50 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

​LDK-ja kërkon kthimin e eshtrave të kolonel Ahmet Krasniqit në Kosovë

Deputetët e LDK-së kanë kërkuar edhe zyrtarisht nga Ministria e FSK-së rivarrosjen e eshtrave të kolonel Ahmet Krasniqit

Njoftimin e ka dhënë Vjosa Osmani e LDK-së.

“Në 20-vjetorin e vrasjes së ish-ministrit të Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqi (Hero i Kosovës), patëm nderin që në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, së bashku me kolegët Anton Quni, Doruntinë Maloku dhe Armend Zemaj, t’i dorëzojmë Ministrit të FSK-së z. Rrustem Berisha, kërkesën për rivarrimin e eshtrave të Kolonel Ahmet Krasniqit në Kosovë. Kërkesa e nënshkruar nga deputetët u dorëzua në prani të përfaqësuesve të familjes se Kolonel Ahmet Krasniqi dhe të bashkëluftëtarëve të tij”, ka shkruar deputetja e LDK-së në facebook.

Kolonel Ahmet Krasniqi, u vra në Tiranë, më 21 shtator 1998, ku edhe u varros.