21:34 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Çka u tha Ahmet Krasniqi vrasësve para se ta ekzekutonin? – flet Naim Geci

Meqë ishte bashkëpunëtor i kolonel Ahmet Krasniqit, Naim Geci ka rrëfyer ekskluzivisht për Zona B të Klan Kosovës ngjarjen se si ndodhi vrasja e ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Geci ka thënë se në momentet kur do ndodhte ekzekutimi i shefit të tij, kolonel Ahmet Krasniqi, kishte disa fjalë ndaj të maskuarve të cilët e kryen dhe vrasjen ndaj tij, njofton Klan Kosova.

”Koloneli Ahmet Krasniqi në ato momente të maskuarve u ka thënë një fjalë, ”çfarë doni more burrë” iu tha, asgjë tjetër”.

”Kanë qenë katër të shtëna. Pas ekzaminimeve thuhet se tre janë në kokë e një në krah – kjo në krah ndoshta ka ndodh nga mbrojtja, kjo duhet të jetë arsyeja”.

”Kanë qenë dy persona të maskuar – nuk kanë qenë katër apo pesë sipas deklaratave”.