14:03 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Limaj reagon për vdekjen e dy minatorëve, ngushëllon familjarët dhe minatorët

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar për vdekjen e dy minatorëve në Minierën e Artanës.

Limaj ka ngushëlluar familjarët e të ndjerëve dhe minatorët për këtë humbje të madhe.

“Në këto momente të rënda për familjet dhe minatorët bashkëndjejmë dhimbjen e tyre”, ka shkruar Limaj në“Facebook”.

Postimi i Limajt:

I tronditur me lajmin për vdekjen tragjike të dy minatorëve në Minierën e Artanës.

Në këto momente të rënda për familjet dhe minatorët bashkëndjejmë dhimbjen e tyre.

Në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate ua shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të minatorëve që sot tragjikisht humbën jetën.

Uroj që sa më parë të shërohen të gjithë të lënduarit nga shembja e dheut në minierë.