20:53 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

​Limaj u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj është ndjerë i trishtuar për aksidentin tragjik që ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë, ku në mënyrë tragjike, raportohet të kenë vdekur 13 persona.

“I prekur thellë nga lajmi i trishtë për aksidentin e rëndë në autostradën Shkup-Tetovë, ku në mënyrë tragjike, raportohet të kenë vdekur 13 persona e shumë të tjerë të lënduar. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, ndërsa të lënduarve shërim të shpejtë”, ka shkruar Limaj në Facebook.