07:45 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

​Lindja e presidentit të parë të SHBA-ve

Si sot 288 vjet më parë, më 22 shkurt të vitit 1732 lindi në Westmoreland të shtetit Virginia, George Washingtoni, figura mbizotëruese në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Mësimet e para i mori nga mësues privatë dhe nga prindërit, të cilët kishin një plantacion në koloninë e Virginias. Megjithëse nuk ndoqi ndonjë kolegj, ai ishte matematikan dhe gojëtar i zoti. Pjesën më të madhe të rinisë e kaloi së bashku me vëllezërit në plantacion, ku mësoi punët e fermerit dhe të gjeometrit. Që në moshë të re hyri në ushtrinë e Virginias. Me gradën toger, ai u shqua si oficer i guximshëm në luftimet kufitare me fiset armiqësore të indianëve të Amerikës dhe me aleatët e tyre francezë.

Në vitin 1777, kur pritej të fillonte lufta për pavarësi nga Anglia, Kongresi e caktoi George Washingtonin kryekomandant të Ushtrisë Kontinentale të sapokrijuar. Pas fitores amerikane, ËWashingt oni u kthye në fermën e tij të dashur në Mount Vernon të Virginias dhe filloi të merrej me kultivimin e duhanit.

Por atë e thirrën përsëri për të kryesuar punimet e Konventës, që hartoi Kushtetutën në vitin 1787.

Autoriteti i madh që gëzonte George Washingtoni, bëri thuajse të pashmangshme zgjedhjen e tij njëzëri si president i parë i Shteteve të Bashkuara.

George Washingtoni vdiq më 4 dhjetor 1799 në moshën 67 vjeç.