14:03 / E Diele, 10 Nëntor 2019 / indeksADMonline

​Liverpool-Manchester City, formacionet e mundshme

Sot në “Anfield”, do të zhvillohet një ndeshje tejet interesante mes Liverpool dhe Manchester City.

Liverpool për momentin janë të pamposhtur në kampionatin anglez, pasi në 11 ndeshje të zhvilluara nuk dinë për humbje.

Nga ana tjetër, Manchester City në 11 ndeshje të zhvilluara ka humbur vetëm dy ndeshje.

“Reds”, pritet të kenë të gatshëm të gjithë lojtarët e formacionit të parë, ndërsa kampionët e Anglisë, do t’iu mungoi portieri Ederson, i cili do të zëvendësohet nga Bravo.

Liverpool(4-3-3): Alisson, Robertson, Van Dijk, Lovren, Alexander-Arnold, Fabinho, Wijnaldum, Henderson, Mane, Salah, Firmino.

Manchester City (4-3-3): Bravo, Cancelo, Fernandinho, Stones, Mendy, Gundogan, B Silva, De Bruyne, Mahrez, Sterling, Aguero.

Kujtojmë që për momentin lider në Premier Ligë është Liverpool me 31 pikë, i ndjekur nga Leicester City e Chelsea me 26 pikë, ndërsa City renditët në vendin e katër me 25 pikë./Indeksonline/