23:33 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

​Macron kërkon mbështetje nga Kina dhe Rusia për sanksione ndaj Koresë së Veriut

Presidenti francez, Emannuel Macron tha sot se do të llogarisë në Kinën dhe Rusinë për të rritur sanksionet kundër Koresë së Veriut, pas lanismit të raketës balisitike.

“Përsëri e dënoj fuqishëm nisjen e një rakete, dhe tani ne duhet të forcojmë sanksionet, veçanërisht nga Kina dhe Rusia, për të kryer sanksionet më të vështira dhe më efektive”, tha Macron në samitin e Bashkimit Evropian dhe Afrikës.