15:53 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

​“Maqedonia bllokon” paralajmëron protestë para Kuvendit

Organizatat joqeveritare nga “Maqedonia bllokon”, të cilët janë kundër ndryshimeve Kushtetuese dhe kërkojnë shpërbërjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve, do të organizojnë protestë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Protesta do të mbahet më 1 dhjetor në orën 12.00, në të njëjtën kohë kur edhe është caktuar seanca parlamentare për draft-amendamentet e Kushtetutës.