08:09 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

​Marrëveshje për njohjen e Patentë shoferit mes Maqedonisë dhe Gjermanisë

Në fillim të javës, gjegjësisht të martën do te nënshkruhet Deklarata e përbashkët mes Republikës së Maqedonisë dhe Gjermaninë për njohjen reciproke te Patentë shoferit.

Nga kjo ditë Patenta e lëshuar nga Ministria e Brendshme e Republikës së Maqedonisë do të njihet edhe në Gjermani, transmeton Alsat M.

“Te martën do te firmoset deklarata e përbashkët midis MPB dhe ministrisë federale për trafik te Gjermanisë për pranimin e dyanshëm të Patent shoferit. Qytetarët tanë meritojnë edhe më shumë, kudo qe ndodhen ata”, njoftojnë nga MPB-ja.