23:51 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

​Marshohet në përkujtim të të pagjeturve

Nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës, Komisionit qeveritare për persona të zhdukur në bashkëpunim me Këshillin koordinues të asociacioneve familjare të të zhdukurve të Kosovës dhe organizata tjera vendore dhe ndërkombëtare, më 30 gusht në Prishtinë mbahet marshi përkujtimor dhe vendosja e luleve te Përmendorja dedikuar personave të zhdukur, përballë Kuvendit të Kosovës.

Marshi përkujtimor fillon nga ora 18.30 nga sheshi “Zahir Pajaziti”, për të arritur në ora 16.48 te Përmendorja dedikuar personave të pagjetur.

Aktivitetet mbahen në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Persona të Pagjetur.

Në luftën e fundit janë evidentuar mbi 6 mijë persona të zhdukur, ku aktualisht janë edhe mbi 1600 persona që ende nuk dihet për fatin e tyre.