21:07 / E Diele, 26 Prill 2020 / indeksADMonline

​Mbi 110.000 të prekur me koronavirus në Turqi

Në Turqi, 2,357 raste të tjera të koronavirusit janë konfirmuar në 24 orët e kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 110.130.

Në 24 orët e fundit, 99 persona kanë vdekur dhe numri i përgjithshëm i viktimave aktualisht është 2.805, sipas të dhënave të publikuara sot nga Ministria e Shëndetësisë.

Turqia është vendi më i infektuar jashtë Evropës Perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara, sipas Reuters.

Deri më tani, 29.140 njerëz janë shëruar. Një shtetrrethim katër-ditor është në fuqi në Turqi deri nesër, më i gjati deri më tash.