23:00 / E Mërkurë, 21 Shtator 2022 / AR

​Mbyllet pjesa e parë e dueli Benfika-Ylli, ja rezultati

Ka përfunduar pjesa e parë e ballafaqimit ndërmjet Benfikës dhe Golden Eagle Yllit që po zhvillohet në Lisbonë.

Kampioni i Kosovës e nisi fuqishëm ndeshjen duke krijuar epërsi të hershme, por më pastaj loja e tyre pati një rënie dhe kështu portugezët e ngushtuan epërsinë, raporton KosovaPress.

Gjithsesi, pjesa e parë është mbyllur me avantazh të lehtë për Yllin që po avancon me rezultat 42-40.

Ndeshja është e vlefshme për fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve.