12:37 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

​McLaren 600LT Spider: 315 km/h me erë në flokë

Pas versionit coupe, arrin modeli 600LT me çati të hapur.

McLaren thotë se Spider 600LT ka një çati të ngurtë dhe të palosshme, mekanizmi i së cilës ka rritur peshën totale të veturës me vetëm 50 kg krahasuar me Coupe 600LT.

Për makinën përdoret i njëjti motor V8 i binjakëzuar me 3.8 litra që përdor versionin e coupe nga viti 2018. Specifikimet e motorit janë saktësisht 600 kuaj fuqi dhe 620 Nm të çift rrotullimit maksimal.

Fuqia transmetohet duke përdorur një transmetim automatik me shtatë shpejtësi dhe makina nga 0-100 km / h arrin në vetëm 2.9 sekonda, ndërsa 200 km/h i arrin për 8,4 sekonda. 

Shpejtësia maksimale me çatinë e ngritur është 324 km/h (4 km/h më pak se McLaren 600LT Coupe), dhe me çati të lëshuar është e kufizuar në mënyrë elektronike në 315 km / h.

McLaren i ri  kushton 256,500 dollarë, ndërsa paketa MSO Clubsport me ulëse  fibra karboni nga modeli Senna kushton mbi 20,000 dollarë.