16:07 / E Hënë, 12 Shkurt 2024 / L K

​Morata në dyshim për sfidën me Interin

Alvaro Morata pësoi një ndrydhje të kockave dhe ligamentin e brendshëm të gjurit të tij të djathtë gjatë humbjes 1-0 nga Sevilla.

Golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve këtë sezon me pesë gola nga gjashtë ndeshje, Morata kishte dalë nga fusha në lot në minutën e 46-të të shtunën.

Atletico, që do të presë skuadrën e Las Palmas në ligë të shtunën përpara se të vizitojë skuadrën italiane Inter për ndeshjen e parë të 1/16 të Ligës së Kampionëve javën e ardhshme, nuk zbuloi një afat kohor për rikthimin e Moratas.

“Të hënën në mëngjes ai iu nënshtrua një skanimi për të përcaktuar shkallën e lëndimit. Ai është në pritje të trajtimit të mëtejshëm ,” tha Atletico në një deklaratë.